Qeveria në detyrë ka emëruar Labinot Zeqirin në pozitën e Kryeinspektorit të Inspektoratit Qendror të Shëndetësisë në Ministrinë e Shëndetësisë.
Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, tha se konkursi për këtë pozitë është bërë në përputhje me procedurat ligjore.
“MSH ka shpallë konkurs publik me datë shkurt për pozitën Kryeinspektor i Inspektoratit Qendror të Shëndetësisë në MSH dhe ka zhvilluar të gjitha procedurat e rekrutimit. Konkursi për këtë pozitë është zhvilluar në përputhje me të gjitha procedurat ligjore duke garantuar parimet e barazisë, transparencës dhe meritës. Procesi i rekrutimit është organizuar në mënyrë të drejtë dhe të hapur, duke siguruar trajtim të barabartë për të gjithë kandidatët dhe duke u bazuar në kualifikimet profesionale dhe përvojën e tyre”, tha Vitia.
Pozita në të cilën është emëruar Zeqiri ka për qëllim që të fuqizojë mbikëqyrjen dhe të sigurojë zbatimin e legjislacionit në sektorin e shëndetësisë në çdo institucion shëndetësor në Kosovë./Express/