Qeveria ka reaguar ndaj kritikave lidhur me angazhimin e 400 zjarrfikësve, duke i quajtur akuzat e opozitës manipulime dhe pjesë e sulmeve politike.
Në reagimin zyrtar thuhet se për herë të parë po zbatohet një masë e tillë që synon mbrojtjen nga fatkeqësitë natyrore dhe përmirësimin e mjedisit, duke përdorur resurset ekzistuese në mënyrë të plotë.
Lidhur me pagesat, theksohet se ato nuk lidhen me zgjedhjet lokale dhe se mjetet janë siguruar më herët. Personat e përfshirë në këtë masë janë angazhuar më 8 gusht dhe dokumentacioni për pagesë është në proces.
Qeveria thekson se do të vazhdojë të veprojë me transparencë dhe në interes të qytetarëve, ndërsa akuzon opozitën për përhapje të të pavërtetave dhe përpjekje për destabilizim politik.
tag_katrorimaqedoni_2
FTESE PËR PJESEMARRJE Ne procedurën e tenderit/gares për dhënien/perzgjedhjen e shërbimit të qirasë për automjete të pablinduara, pa shoferë,...