Qeveria ka miratuar këtë të enjte, më 31 korrik, kalimin e 150 njësive individuale të banimit në pronësi të Bashkisë Krujë, si pjesë e procesit të përballimit të pasojave nga tërmeti i nëntorit të vitit 2019.
Vendimi synon të garantojë strehimin për familjet e prekura nga tërmeti, duke i kaluar zyrtarisht këto njësi banimi në administrim të qeverisjes vendore.
“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 6, të nenit 20, të aktit normativ nr.9, datë 16.12.2019, të Këshillit të Ministrave, ‘Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore’, miratuar me ligjin nr.97/2019, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Kalimin te Bashkia Krujë të 150 (njëqind e pesëdhjetë) njësive individuale të banimit, përkatësisht, sipas listës së inventarit, që i bashkëlidhet këtij vendimi.”- thuhet në vendimin e bërë publik sot.