Qeveria miratoi fondin për ndërtimin e Teatrit Kombëtar, Budina: Pështymë në fytyrën e drejtësisë, nuk do tërhiqemi - Gazeta Express
string(112) "qeveria-miratoi-fondin-per-ndertimin-e-teatrit-kombetar-budina-peshtyme-ne-fytyren-e-drejtesise-nuk-do-terhiqemi"

Qeveria miratoi fondin për ndërtimin e Teatrit Kombëtar, Budina: Pështymë në fytyrën e drejtësisë, nuk do tërhiqemi

Shqiperi

Gazeta Express

25/06/2021 11:54

Regjisori Edmond Budina e ka cilësuar vendimin e qeverisë që miratoi fondin për ndërtimin e Teatrit Kombëtar pështymë në fytyrën e drejtësisë dhe një turp të madh.

Sipas tij, ky vendim pa pritur vendimin e Gjykatës Kushtetuese është dhunë ndaj sistemit të drejtësisë. Budina theksoi se do të vazhdojnë luftën dhe se do ta ndërkombëtarizojnë çështjen.

Lexo Edhe:

“Këtë akt normativ të Këshillit të Ministrave unë e quaj një pështymë në fytyrë të drejtësisë shqiptare. E quaj një turp të madh që pa pritur ende vendimin e Gjykatës Kushtetuese ata marrin vendime. Është prepotencë, dhunë kundrejt një sistemi drejtësie që e kanë bërë vetë. Ne do vazhdojmë luftën tonë. Askush të mos mendojë se ne do të tërhiqemi. Nëse nuk merret një vendim i drejtë për Teatrin Kombëtar ne do shkojmë në instanca ndërkombëtare dhe kjo çështje do ndërkombëtarizohet shumë herë më tepër. Teatri Kombëtar është një çështje e madhe korruptive, askush nuk na e mbyll dot gojën”, deklaroi Budina.