Qeveria shqiptare ka miratuar ditën e sotme një vendim që fal një sërë gjobash dhe masash administrative të vendosura ndër vite ndaj qytetarëve dhe bizneseve.
Vendimi, i miratuar këtë të premte parashikon shfuqizimin e të gjitha masave administrative të paekzekutuara që janë vendosur gjatë periudhës 1 janar 2015 deri më 30 nëntor 2024.
Falja përfshin gjoba të vendosura nga një sërë institucionesh; nga inspektoratet vendore të mbrojtjes së territorit, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (në vijim IKMT), Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (në vijim AKU), Inspektorati Shtetëror Shëndetësor, Policia e Shtetit dhe Policia Bashkiake.
Procesi i heqjes/fshirjes së masave administrative, të shfuqizuara me ligjin nr.127/2024, dhe të paekzekutuara, sipas këtij vendimi, zbatohet vetëm për masat që janë vendosur ndaj individëve dhe/ose personave fizikë apo juridikë, të cilët:
a) kanë bërë ndërtime dhe/ose ndërhyrje pa leje apo njoftim paraprak, në:
-ndërtime për qëllime banimi;
-objekte ku kryhen veprimtari të prodhimit, magazinimit, përpunimit, ruajtjes dhe tregtimit të produkteve bujqësore dhe blegtorale;
-objekte që shërbejnë për mbajtjen e mjeteve të punës e input-eve bujqësore dhe blegtorale.
b) kanë objekt të aktivitetit të tyre prodhimin, përpunimin, ruajtjen dhe tregtimin e produkteve bujqësore dhe blegtorale në zonat rurale;
c) nuk kanë zbatuar rregullat e vendosura për administrimin e situatës Covid-19 gjatë periudhës së pandemisë.
Gjobat që do të falen përfshijnë, ndër të tjera, masat administrative të vendosura ndaj qytetarëve për shkelje të masave kufizuese gjatë pandemisë së COVID-19, si dhe gjoba të dhëna për ndërtime apo ndërhyrje pa leje për qëllime banimi apo bujqësie në zonat rurale. Po ashtu përfitojnë nga falja edhe subjektet që ushtrojnë aktivitet bujqësor apo blegtoral në këto zona.
Nëse pas këtij afati ndonjë qytetar apo subjekt rezulton ende me gjoba që përfshihen në këtë falje, ai ka të drejtë të paraqesë kërkesë për fshirje dhe, nëse kjo kërkesë refuzohet, mund të ankimojë vendimin në gjykatë.
VENDIM PËR
PËRCAKTIMIN E PROCEDURAVE QË NDIQEN PËR SHFUQIZIMIN E MASAVE ADMINISTRATIVE TË PAEKZEKUTUARA
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 3, të ligjit nr.127/2024, “Për shfuqizimin e masave administrative të vendosura nga data 1 janar 2015 deri më 30 nëntor 2024, inspektoratet vendore të mbrojtjes së territorit, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, Inspektorati Shtetëror Shëndetësor, si dhe Policia e Shtetit e Policia Bashkiake”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, të ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, të ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe të ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
ç) Inspektorati Shtetëror Shëndetësor;
iii. objekte që shërbejnë për mbajtjen e mjeteve të punës e input-eve bujqësore dhe blegtorale.
iii. Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit.
III. PROCEDURAT QË ZBATOHEN NGA INSPEKTORATI KOMBËTAR I MBROJTJES SË TERRITORIT (IKMT)
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.