Qeveria merr kredi 47 milionë euro nga Banka Botërore, planifikon punësimin e 15 personave - Gazeta Express
string(89) "qeveria-merr-kredi-47-milione-euro-nga-banka-boterore-planifikon-punesimin-e-15-personave"

Lajme

Gazeta Express

31/03/2026 9:24

Qeveria merr kredi 47 milionë euro nga Banka Botërore, planifikon punësimin e 15 personave

Lajme

Gazeta Express

31/03/2026 9:24

Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare ka marrë një kredi prej 47 milionë eurosh nga Banka Botërore për financimin e Projektit për Reformën e Sistemit të Ndihmës Sociale në Kosovë.

Sipas dokumentit zyrtarë, projekti synon përmirësimin e sistemit të ndihmës sociale, përfshirë identifikimin më të saktë të familjeve në nevojë dhe integrimin e përfituesve në tregun e punës.

Në kuadër të kësaj kredie, ministria ka hapur procedurat për angazhimin e 15 këshilltarëve të punësimit, të cilët do të punojnë në Agjencia e Punësimit e Republikës së Kosovës, me qëllim rritjen e kapaciteteve në zbatimin e programit pilot për aktivizimin e përfituesve të ndihmës sociale.

Punësimet pritet të shpërndahen në disa komuna të Kosovës, përfshirë Artanën, Graçanicën, Istogun, Rahovecin, Skenderajn, Vushtrrinë dhe të tjera.

Sipas njoftimit, këshilltarët do të kenë rol në orientimin e të papunëve drejt tregut të punës, këshillimin për mundësi punësimi, si dhe bashkëpunimin me bizneset për identifikimin e vendeve të lira të punës.

Kontratat e tyre pritet të zgjasin deri në fund të vitit 2026, me mundësi vazhdimi, ndërsa paga mujore bruto është përcaktuar 561 euro.

Ky projekt financohet nga Shoqata Ndërkombëtare për Zhvillim (IDA), në kuadër të reformës së sistemit të asistencës sociale në vend.

 

Advertisement
Advertisement
Advertisement