Qeveria merr €500 milionë borxh të ri, duke e çuar borxhin publik në 1,3 triliardë lekë - Gazeta Express
string(85) "qeveria-merr-e500-milione-borxh-te-ri-duke-e-cuar-borxhin-publik-ne-13-triliarde-leke"

Gazeta Express

26/10/2020 21:14

Qeveria merr €500 milionë borxh të ri, duke e çuar borxhin publik në 1,3 triliardë lekë

Gazeta Express

26/10/2020 21:14

Qeveria do të marrë 500 milionë euro borxh në vitin 2021, nga të cilat 400 milionë euro në tregun e brendshëm dhe 100 milionë euro në tregun e jashtëm.

Ky borxh do të përdoret për të financuar investimet publike dhe për të shlyer interesat e borxhit të vjetër.

Lexo Edhe:

Lajmin e dha Ministrja e Financave Anila Denaj gjatë prezantimit të projektbuxhetit 2021, në Komisionin e Ekonomisë në Kuvend, të hënën.

Denaj tha se qeveria do të marrë në total “63,5 miliardë lekë borxh” nga të cilat “49.9 mld lekë në tregun e brendshëm” dhe “13.6 mld lekë në tregun e jashtëm”.

“Pavarësisht nivelit të lartë të huamarrjes në tregun e brendshëm, mund të themi se ai është likuid dhe normat e interesit nuk kanë pësuar rritje kjo është një strategji e mirë për të menaxhuar këtë situatë”, shtoi ministrja.

Qeveria Rama nga viti 2014- e deri më sot ka marrë borxh 3.2 miliardë euro.

Bashkë me borxhin publik të akumuluar deri në vitin 2013, totali i borxhit publik sot shkon në rreth 1,3 triliardë lekë ose rreth 10,2 miliardë euro.

Exit.al