Qindra të rinj dhe të reja në Londër kanë thyer urdhrin e qeverisë për t’u grumbulluar pas orës 22:00.
Videot e postuara në rrjetet sociale tregojnë se të rinjtë nuk e kanë çuar dëm fundjavën, pavarësisht se lokalet dhe klubet e natës u mbyllën, pasi hynë në fuqi rregullat e reja në kuadër të luftës kundër koronavirusit.
Disa me pije në duar, turmat kanë qëndruar për disa minuta në mes të rrugëve, ndërsa edhe stacionet e trenave ishin të tejmbushur.
Shumë të rinj janë shprehur kundër këtyre rregullave, duke paralajmëruar se qeveria parashikon ta rikthejë Londrën në karantinë të plotë nga java tjetër.