Zyra për Komunikim Publik e qeverisë në detyrë të Kosovës, përmes një shkrimi drejtuar medieve, ka njoftuar se Qeveria Kurti ka marrë një vendim përmes të cilit e ndreq terrenin për protestën e nesërme.
Sipas njoftimit, qeveria ka marrë miratuar vendimin e propozuar nga Ministria e Shëndetësisë për të ndryshuar vendimet e qeverisë sipas të cilit ishin ndaluar tubimet në të gjitha hapësirat publike dhe private.
“Qeveria e Kosovës me kërkesën e Ministrisë së Shëndetësisë ka bërë plotësimin dhe ndryshimin e vendimit të Qeverisë sipas të cilit ishin ndaluar tubimet në të gjitha hapësirat publike dhe private. Me plotësimet dhe ndryshimet e miratuara bëhet rihapja e xhamive dhe kishave për numër të reduktuar të besimtarëve në raport me sipërfaqet e këtyre faltoreve. Faltoret në këtë rast obligohen që t’ju përmbahen rekomandimeve të IKSHP-së dhe OBSh-së për ruajtje të distancës, përdorimin e maskave dhe të higjienës personale”, thuhet në komunikatën e qeverisë.
Më poshtë gjeni njoftimin e plotë:
Kryeministri në detyrë i Qeverisë së
Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në pajtim me Rregulloren e Punës së
Qeverisë ka thirr mbledhjen korresponduese (mbledhje elektronike),
mbledhja e 36-të e Qeverisë, në të cilën është miratuar vendimi i propozuar nga
Ministria e Shëndetësisë për rihapjen e faltoreve dhe një vendim për
shpronësime shtesë të pronave që preken nga ndërtimi i pikë-kalimit kufitar mes
Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, në Stançiq
të Komunës së Gjilanit.
Qeveria e Kosovës me kërkesën e Ministrisë së Shëndetësisë ka bërë plotësimin
dhe ndryshimin e vendimit të Qeverisë sipas të cilit ishin ndaluar tubimet në
të gjitha hapësirat publike dhe private. Me plotësimet dhe ndryshimet e
miratuara bëhet rihapja e xhamive dhe kishave për numër të reduktuar të
besimtarëve në raport me sipërfaqet e këtyre faltoreve. Faltoret në këtë rast
obligohen që t’ju përmbahen rekomandimeve të IKSHP-së dhe OBSh-së për ruajtje
të distancës, përdorimin e maskave dhe të higjienës personale.
Gjithashtu, në këtë mbledhje, Qeveria ka miratuar vendimin përfundimtar për
shpronësimin shtesë për interes publik të pronave të paluajtshme të cilat
preken nga ndërtimi i objektit të pikë-kalimit kufitar mes Republikës së
Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, në Stançiq të Komunës së Gjilanit.