Qeveria ka shpallur gjendje krize 30 ditore për shkak të zjarreve - Gazeta Express
string(65) "qeveria-ka-shpallur-gjendje-krize-30-ditore-per-shkak-te-zjarreve"

Maqedoni

Gazeta Express

08/07/2025 20:39

Qeveria ka shpallur gjendje krize 30 ditore për shkak të zjarreve

Maqedoni

Gazeta Express

08/07/2025 20:39

Qeveria ka vendosur që të shpallë gjendje krize 30-ditore në të gjithë territorin e vendit për shkak të rritjes së rasteve të zjarreve.

Zëdhënësja e Qeverisë, Marija Miteva, njoftoi në një konferencë për shtyp këtë pasdite se vendimi është marrë në bazë të seancës së sotme të Komitetit drejtues për koordinim dhe menaxhim të sistemit të krizave.

“Kjo në terren do të thotë se mundësohet një qasje e integruar dhe veprim i koordinuar i të gjitha institucioneve kompetente – Armatës, policisë, të gjitha njësive të zjarrfikësve, Qendrës për Menaxhimin e Krizave dhe Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, si dhe qeverive lokale. Të gjitha burimet, përfshirë ato njerëzore, teknike dhe logjistike, do të mobilizohen për t’u përballur me zjarret dhe për të mbrojtur popullsinë”, tha Miteva.

Qeveria, siç theksoi, do të sigurojë ndihmë për të gjitha zonat e prekura me qëllim parandalimin e pasojave më të mëdha.

U bën thirrje të gjithë qytetarëve në vëmendje maksimale dhe respektim të gjitha rekomandimeve dhe ndalesave.