Qeveria japoneze “fshin” Çmimin e Madh të Suzukas - Gazeta Express

Sport

Gazeta Express

18/08/2021 13:14

Qeveria japoneze “fshin” Çmimin e Madh të Suzukas

Sport

Gazeta Express

18/08/2021 13:14

Formula 1 ka raportuar se Çmimi i Madh i Japonisë nuk do të zhvillohet për të dytin vit radhazi, kjo në vazhdën e pandemisë Covid-19.

Organizatori dhe ishin në bisedime për të vijuar rregullisht programin sipas datave të përcaktuara tashmë, por qeveria japoneze ka vendosur që gara të mos zhvillohet.

Lexo Edhe:

Ende nuk ka një cirkuit për të zëvendësuar Çmimin e Madh të Japonisë, por bisedimet tashmë kanë filluar.

Në deklaratë thuhet se vendimi përfundimtar do të raportohet në javët e ardhshme.

Koji Watanabe, drejtor i komunikimit dhe operacioneve të markave në Honda Racing tha: “Është për të ardhur keq që, për të dytin vit radhazi, nuk ishte e mundur të mbahej Çmimi i Madh Japonez i Formula 1, në Suzuka. Jemi të zhgënjyer, sepse ky është viti i fundit i projektit tonë në Formula 1 dhe ne e dimë se shumë tifozë ishin të etur për të marrë pjesë në këtë garë”.