Qeveria "Hoti" e pafuqishme në Kuvend, gati dyfish më shumë ligje të pamiratuara sesa të aprovuara - Gazeta Express
string(95) "qeveria-hoti-e-pafuqishme-ne-kuvend-gati-dyfish-me-shume-ligje-te-pamiratuara-sesa-te-aprovuara"

Lajme

Valmire Maliqi Jashari

20/01/2021 15:00

Qeveria “Hoti” e pafuqishme në Kuvend, gati dyfish më shumë ligje të pamiratuara sesa të aprovuara

Lajme

Valmire Maliqi Jashari

20/01/2021 15:00

Koalicioni qeveritar në krye me Avdullah Hoti, ka dështuar të jetë vendimmarrës në legjislaturën e shtatë të Kuvendit të Kosovës. Gati në të gjitha seancat plenare, nuk kanë arritur që t’i grumbullojnë të gjithë deputetët që votuan për formimin e qeverisë. Në mungesë të deputetëve të pozitës, qeveria tashmë në detyrë, gjatë legjislaturës së kaluar arriti t’i miratojnë vetëm 17 ligje në Kuvendi, teksa 31 të tjera i mbetën peng në komisioni, shkruan Gazeta Express.

Gazeta Express

Lexo Edhe:

Pas rënies të Qeverisë “Hoti”, u shpërbë edhe Kuvendi i Kosovës. E legjislatura e shtatë nuk ishte edhe aq efektive në Kuvend. Kjo për shkak që qeveria në krye me Avdullah Hoti, u përball vazhdimisht me mungesën e numrave për të kaluar ligje të rëndësishme dhe në interes të qytetarëve. Kësisoj legjislatura e shtatë e ka përmbyllur punën me vetëm 17 ligje të miratuara nga gjithsej 48 sa kanë qenë në procedurë për shqyrtim.

Sipas Agnesa Haxhiut nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), edhe 31 projektligje të tjera kanë mbetur pa u miratuar,

“Legjislatura e 7-të ka përmbyllur punën me vetëm 17 ligje të miratuara nga gjithsej 48 projektligje sa kanë qenë në procedurë për shqyrtim. Ndërkaq, 31 projektligje të tjera kanë mbetur në procedurë në mes të shqyrtimit të parë dhe të dytë nëpër komisione”, ka thënë ajo për Express.

Ajo theksoi se sipas Rregullores së punës së Kuvendit, me ardhjen e legjislaturës së re, projektligjet e legjislaturës nuk mund të futen në agjendën legjislative.

“ Mirëpo, sipas Rregullores së punës, me shpërndarjen e Kuvendit dhe ardhjen e legjislaturës së re, projektligjet që kanë mbetur në procedurë nga legjislatura e kaluar i kthen sponzorizuesve, pra konsiderohen si të pa parashtruara për legjislaturën e re. Ato mund të përfshihen në agjendën legjislative nga legjislatura e re nëse sponzorizuesit i propozojnë sërish ato projektligje mandej por procesi i shqyrtimit bëhet nga fillimi”, ka thënë më tutje ajo.

E tërë kjo sipas Arton Demhasajt nga organizata “Çohu”, është shkaktuar si shkak i mungesës së numrave nga Qeveria “Hoti”.

Ai theksoi se shumë ligje që janë iniciuar nga Qeveria tashmë në detyrë, nuk kanë kaluar për shkak edhe të mungesës së numrave nga deputetët që u përkisnin partive në pushtet.

“Pika e parë me të cilën është ballafaquar legjislatura e kaluar e Kuvendit ka qenë mungesa e kuorumit dhe e votave nga ana e ekzekutivit. Kjo ka bërë që ligjet që janë iniciuar nga Qeveria të mos kalojnë në Kuvend për shkak të mos votimit të tyre nga partitë opozitare dhe në mungesë të numrave të Qeverisë. Tash sipas ligjit të gjitha ato bien poshtë dhe legjislatura e ardhshme fillon punën nga zero”, ka thënë Demhasaj për Express.

Në ndërkohë Gjykata Kushtetuese ka vendosur për ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje për ligjshmërinë e votës së deputetit Etem Arifi.

Sipas vendimit të Kushtetueses vota e deputetit Arifi e cila ka qenë vendimtare për qeverinë Hoti është shpallur e pavlefshme pasi që të njëjtin Gjykata e Apelit e kishte dënuar me 1 vit e 3 muaj burgim për veprën penale mashtrim me subvencione.

Aktualisht, deputeti Etem Arifi po vuan një dënim ndërkohë që pagën prej deputetit, edhe pse nuk shkoi kurrë në seancë të Kuvendit të Kosovës, ai vazhdoi ta merrte.

Qeveria e Kosovës u votua më 3 qershor 2020 me 61 vota. Kjo qeveri ishte krijuar pas arritjes së  koalicionit LDK-AAK-NISMA-Lista Serbe, të drejtuar nga Avdullah Hoti./Gazeta Express/