Qeveria e Shqipërisë ul me 20 përqind akcizën e karburanteve - Gazeta Express
string(60) "qeveria-e-shqiperise-ul-me-20-perqind-akcizen-e-karburanteve"

Lajme

Gazeta Express

03/04/2026 16:23

Qeveria e Shqipërisë ul me 20 përqind akcizën e karburanteve

Lajme

Gazeta Express

03/04/2026 16:23

Qeveria ka vendosur sot të ulë me 20% akcizën e karburanteve, pak orë para mbledhjes së Bordit të Transparencës, ku pritet të ketë një rritje të çmimit të naftës.

Në një deklaratë për mediat, ministri i Financave, Petrit Malaj bëri të ditur se akti normativ për uljen e akcizës, do të jetë në fuqi deri në stabilizimin e plotë të situatës.

Deklarata e Petrit Malaj:

Ashtu sikundër Kryeministri Rama ka premtuar që në krye të herës, për të marrë masa konkrete dhe të prekshme për të amortizuar efektet e prodhuara si rezultat i konfliktit në Iran, qeveria shqiptare sot ka ndërmarrë Aktin Normativ për të ulur akcizën, si rrjedhojë e rritjes së çmimit të naftës në tregjet ndërkombëtare, sidomos në 48 orët e fundit.

Ky Akt Normativ parashikon uljen e akcizës me 20%, nëse rast se çmimi i shitjes me pakicë, i përcaktuar nga Bordi i Transparencës do të jetë:

Mbi 220 lekë për litër për naftën;

Mbi 200 lekë për litër për benzinën.

Ky Akt Normativ do të jetë në fuqi deri në stabilizimin e plotë të situatës të krijuar ndërkombëtarisht.
Ne jemi të angazhuar plotësisht që t’i përgjigjemi me përgjegjshmëri çdo sfide, duke mbrojtur qytetarët shqiptarë nga efektet financiare të prodhuara si rezultat i këtij konflikti, por edhe të mbrojmë buxhetin e shtetit dhe ekonominë e vendit tonë, sidomos në një moment kritik si ky që po përballet bota sot.

Advertisement
Advertisement
Advertisement