Qeveria e Shqipërisë ndan 50 mijë euro për shërimin e Bujar Bukoshit - Gazeta Express
string(68) "qeveria-e-shqiperise-ndan-50-mije-euro-per-sherimin-e-bujar-bukoshit"

Lajme

Gazeta Express

29/12/2023 23:02

Me i fundit

Qeveria e Shqipërisë ndan 50 mijë euro për shërimin e Bujar Bukoshit

Lajme

Gazeta Express

29/12/2023 23:02

Qeveria e Shqipërisë të enjten e 28 dhjetorit, ka marrë vendim që të ndajë 50 mijë euro për trajtimin e Bujar Bukoshit, kryeministër i Kosovës në ekzil para luftës.

Vendimi i marrë nga kryeministri shqiptar Rama sot është publikuar në Fletoren Zyrtare.

Lexo Edhe:

Qeveria shqiptare do të mbulojë me 5 milion lekë ose rreth 50 mijë euro shpenzimet e mjekimit të Bukoshit.

“Me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Këshilli i Ministrave vendosi bulimin e shpenzimeve të mjekimit të z. Bujar Bukoshi, në masën 5 000 000 (pesë milionë) lekë.”, thuhet në vendim.

Edhe Qeveritë e mëparshme në Kosovë kanë ndarë mjete disa herë për trajtimin mjekësor të ish-Kryeministri të Kosovës në ekzil që është i diagnostikuar me një sëmundje të rëndë vite më parë./Express/