string(109) "qeveria-e-opozites-a-do-tia-lente-pdk-ndonje-partie-tjeter-postin-e-kryeministrit-pergjigja-e-memli-krasniqit"

Lajme

Gazeta Express

17/04/2025 22:51

Qeveria e opozitës, a do t’ia lente PDK ndonjë partie tjetër postin e Kryeministrit – përgjigja e Memli Krasniqit

Lajme

Gazeta Express

17/04/2025 22:51

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, është shprehur i bindur se Albin Kurti nuk i ka numrat.

Ai është pyetur në “Pressing” të T7, nëse PDK në një diskutim me LDK e AAK do të lëshonte postin e kryeministrit.

Krasniqi tha se beso te Bedri Hamza, e nëse PDK do të dilte e treta as nuk do ta diskutonte çështjen e pozitës së kryeministrit.

“Me të thënë të drejtën diskutimet bëhen në zyret ku takohemi, me krejt respektin për studiot tuaja, me mirësjellje e thash sikur të ishin të tjerët të dytët nuk e kisha diskutu të drejtën me qenë në pozicionin e kryeministrit. Ka dasht qytetari me qenë PDK dhe Bedri Hamza. Me thënë të drejtën unë edhe i besoj më shumë Bedri Hamzës se duhet me qenë kryeministër në këtë fazë dhe mundet me bë punën më të mirë dhe që është kryeministri më i mirë që mundemi me pas sot. Në këto takime që do ndodhin, po besoj, ka mjaftueshëm argumente pse duhet me qenë Bedri Hamza kryeministër”, ka thënë Krasniqi. /Gazeta Express