Qeveria e Maqedonisë ndanë mirënjohje për ekipet e shpëtimit që ndihmuan shqiptarët - Gazeta Express
string(83) "qeveria-e-maqedonise-ndane-mirenjohje-per-ekipet-e-shpetimit-qe-ndihmuan-shqiptaret"

Gazeta Express

03/12/2019 12:21

Qeveria e Maqedonisë ndanë mirënjohje për ekipet e shpëtimit që ndihmuan shqiptarët

Gazeta Express

03/12/2019 12:21

Zv/Kryeministrat e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut Oliver Spasovski dhe Bujar Osmani, së bashku me Drejtorin e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim Adnan Xhaferoski, në praninë e Ambasadorit të Republikës së Shqipërisë në Shkup Fatos Reka, kanë ndarë mirënjohje për forcat republikane për mbrojtje dhe shpëtim, të cilët me vendim të qeverisë ishin dërguar në Shqipëri pas tërmetit katastrofal.

Ekipet e Maqedonisë së Veriut më shumë se 72 orë kanë punuar në detyra komplekse që tu ndihmojnë autoriteteve lokale për të shpëtuar të mbijetuarit e tërmetit dhe pastrimin e terrenit. Ministri I Brendshëm Oliver Spasovski theksoi se bashkëndjejnë dhimbjen me këtë tragjedi katastrofale, por shprehet krenar me ekipet e shpëtimit nga Maqedonia e Veriut.

Lexo Edhe:

“Angazhimi juaj asnjëherë nuk do të harrohet si dhe fakti që gjithmonë do të shtrijmë dorën për të ndihmuar fqinjtë tanë”- tha Oliver Spasovski, ministër i Brendshëm.

Në vendngjarje pashë se po punonit në rrethana të rrezikshme për t`ju ndihmuar të prekurve dhe me këtë keni treguar imazhin e vendit për solidaritet u shpreh Zv/Kryeministri për Cështje Evropiane Bujar Osmani.

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Shkup, Fatos Reka në emër të Qeverisë shqiptare shprehu falënderime për ndihmën e ofruar në një situatë mjaft të vështirë për popullin shqiptar.

Uka Aliti – Komandanti i Njësisë së Zjarrfikësve të Tetovës, i cili disa ditë ka qenë pjesëmarrës në misionet e shpëtimit në Shqipëri, ndau për televizionin tonë, disa nga përjetimet në zonat e prekura nga tërmeti.

Ndryshe, forcat e shpëtimit kanë qenë të kombinuara nga shpëtues, minatorë, zjarrfikës dhe ekspertë tjerë, të ciltë, siç u tha, në terren kanë treguar gatishmëri që të ballafaqohen me këtë mision të vështirë. Për të Qeveria e Maqedonisë së Veriut ndau mirënjohje.