Qeveria e Kosovës ndriçohet me ngjyrat e flamurit kroat: Faleminderit Kroaci - Gazeta Express
string(78) "qeveria-e-kosoves-ndricohet-me-ngjyrat-e-flamurit-kroat-faleminderit-kroaci-ge"

Qeveria e Kosovës ndriçohet me ngjyrat e flamurit kroat: Faleminderit Kroaci

Lajme

Gazeta Express

30/07/2021 22:03

Qeveria e Kosovës është ndricuar sonte me ngjyrat e flamurit të Kroacisë dhe me mbishkrimin “Faleminderit Kroaci/Hvala rvatska”.

Ky falendërim erdhi për shkak të ndihmës që Kroacia ua dha bashkatdhetarëve tanë të cilët pësuan aksident tragjik atje, e si rezultat të vdekur mbetën dhjetë përsona.

Lexo Edhe:

‘’Qeveria e Republikës së Kosovës do të vazhdojë të ruajë miqësinë dhe marrëdhëniet e shkëlqyeshme me shtetin mik të Kroacisë, që e ka përkrahur shtetin tonë në të gjitha fazat e shtetndërtimit’’, thuhet tutje në njoftimin e Qeverisë.

Viktimat e aksidentit që ndodhi në Slavonski Brod ishin duke udhëtuar nga Gjermania për në Kosovë.