Qeveria e Kosovës me një njoftim për Kartonin e Gjelbër dhe çmimet e biletave të udhëtarëve nga diaspora - Gazeta Express
string(104) "qeveria-e-kosoves-me-nje-njoftim-per-kartonin-e-gjelber-dhe-cmimet-e-biletave-te-udhetareve-nga-diaspora"

Qeveria e Kosovës me një njoftim për Kartonin e Gjelbër dhe çmimet e biletave të udhëtarëve nga diaspora

Gazeta Express

03/06/2020 7:32

Liza Gashi, zëvendësministre në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, me anë të një statusi në Facebook ka bërë të ditur se Kartoni i Gjelbër për vitin 2020 është falas për të gjithë ata që vijnë në Kosovë, derisa po punohet edhe në lirimin e biletave për të gjithë ata që vijnë nga diaspora në Prishtinë, shkruan albinfo.ch.

“Qeveria në detyrë e Kosovës, në kuadër të Pakos së Rimëkëmbjes Ekonomike, në vlerë prej rreth 1.26 miliardë euro, të cilën e ka prezentuar Ministri i Financave dhe Transfereve, z.Besnik Bislimi, ka planifikuar që të marrë përsipër mbulimin e kostos së policave kufitare apo siç njihen si “Karton i Gjelbërt”, për automjetet që hyjnë në Kosovë për vitin 2020”, u shpreh Gashi.

Lexo Edhe:

“Shumë shpesh është premtuar zgjidhja për “Kartonin e Gjelbërt”, por asnjëherë nuk kemi parë hapa konkret për zgjidhjen e këtij problemi që prek më së shumti diasporën tonë. Jam e lumtur që për herë të parë, në vetëm disa javë përgatitje, si qeveri e Kosovës kemi vepruar në këtë drejtim.

Po ashtu, në kuadër të pakos është planifikuar që në 24 muajt në vijim, të emetohen letra me vlerë në masën e 30 milionë eurove tek diaspora jonë. Këto letra me vlerë do të kenë një maturitet afatgjatë dhe do të ofrojnë kushte dukshëm më të volitshme për kursimet e diasporës. Përmes kësaj mase, diaspora do të avancohet në bashkëpronare të procesit të rimëkëmbjes ekonomike të vendit”, shtoi tutje ajo.

Në fund një njoftim edhe për lirimin e biletave. “Për udhëtarët që shfrytëzojnë transportin ajror, do të ofrohen incentiva për koncesionarin e aeroportit “Adem Jashari”, me synim uljen e kostos së biletave të udhëtimit drejt Kosovës, dhe rritjen e destinacioneve që do të mbulohen nga agjencitë që ofrojnë fluturime nga dhe drejt Kosovës”, përfundoi Liza Gashi.

https://mf.rks-gov.net/desk/inc/media/FEC082F0-53E1-46B9-BC9B-5F23C29920CE.pdf?fbclid=IwAR0rx3XDZ5WwQy1MwNZKqjfsBQxX-8eaOFiDVHSPeTIQYCXrTpsQf4TbjIc