Qeveria e Kosovës mban një minutë heshtje në nderim të heroit Afrim Bunjaku - Gazeta Express
string(75) "qeveria-e-kosoves-mban-nje-minute-heshtje-ne-nderim-te-heroit-afrim-bunjaku"

Qeveria e Kosovës mban një minutë heshtje në nderim të heroit Afrim Bunjaku

Lajme

Gazeta Express

27/09/2023 10:28

Qeveria e Kosovës ka mbajtur një minutë heshtje në nderim të heroit Afrim Bunjaku, i cili u vra nga grupi terrorist që sulmoi Policinë e Kosovës në veri.

Kryeministri Albin Kurti nisi mbledhjen e Qeverisë me nderimin e policit të rënë.

Lexo Edhe:

“Më lejoni që fillimisht t’ju ftoj për një minutë heshtje në nderim të rreshterit të Policisë së Kosovës, heroit të Republikës, Afrim Bunjaku, që më 24 shtator ra në krye të detyrës në mbrojte të rendit dhe ligjit, shtetit të së drejtës integritetit territorial dhe atdheut”, tha Kurti.