Momentet tmerri e paniku përjetuan disa skiatorë në vendpushimin Courmayeur në luginën Val Venise në Itali pasi një ortek u shkëput nga mali. Në videon e publikuar shihet një grup skiatorësh ndërsa orteku i dëbore shkëputet dhe shkon në drejtim të tyre.
Siobhan Halford nga Essex tha në një intervistë për BBC se ajo dhe familja e saj po qëndronin në radhë duke pritur teleferikun, kur ndodhi momenti i frikshëm.
Në video, njerëzit dëgjohen duke bërtitur qetësohuni, merrni frymë është vetëm pluhur, ndërsa fëmijët qanin nga paniku.
🏔️ Video di Jean Chiementin di una valanga che nella giornata di oggi ha raggiunto il compressorio sciistico di Courmayeur (AO).
Il pericolo valanghe nelle Alpi Valdostane rimane 4 su 5. Distacchi si sono segnalati anche a Cogne e Gressoney. pic.twitter.com/P3j0IphQOD— Italia 24H Live 🔴 – Notizie dall'Italia (@Italia24HLive) February 17, 2026