Eksperti i sigurisë, Burim Ramadani, ka komentuar propagandën e Lëvizjes Vetëvendosje të cilët misionin humanitar të FSK-së brenda veriut të Kosovës e cilësuan si “zbarkim”.
Ramadani tha se FSK-ja nuk zbarkon brenda terrirorit të vet, po ashtu theksoi se mënyra sesi u soll VV në publik tregon abuzim politik.
Ai ka thënë se qasja e VV-së është qesharake, e neveritshme dhe dëmtuese.
Tutje, Ramadani tha se nuk është hera e parë që FSK-ja shkon në veri.
“FSK është profesionale, kredibile dhe e gatshme. Është Forcë që ka të zhvilluara kapacitete/aftësi të specializuara (“niche capabilities”). Disa prej këtyre aftësive janë të njohura nga NATO që nga viti 2013. Një prej këtyre kapaciteteve të njohura si plotësisht operacionale në vitin 2013 janë edhe kapacitetet e Kërkim-Shpëtimit”.
“Në këtë fushë, FSK është prej më të mirave në rajon. Abuzimi politik me gjoja ‘zbarkim të FSK në veri për hetë të parë’ i bën këta abuzues të jenë edhe qesharak, edhe të neveritshëm, edhe dëmtues. Së pari, FSK nuk zbarkon brenda territorit zyrtar të cilin nga dhjetori 2018 e ka për detyrë ligjore ta mbrojë. Mund të zbarkojë jashtë Kosovës, por asesi brenda Kosovës. Kjo është qesharake”.
“Së dyti, realizimi i operacioneve të FSK në veri ka ndodhur edhe më herët dhe në të njëjtën procedurë sikurse tash: ekziston kërkesa e autoriteteve civile për mbështetje nga FSK, kërkohet pëlqimi i Komandantit të KFOR-it (të cilit i dërgohet plani operacional paraprakisht), Komandanti i KFOR jep pëlqimin, dhe autorizon njësitë e KFOR që të jenë bashkë me FSK. Kaq, e thjeshtë është, asgjë spektakulare në kuptimin profesional që pushtetarët mundohen t’i jap ngjyrim politik. Varësisht nga natyra e kërkesës nga autoritetet civile, FSK autorizon njësitë profesionale.A është dëmtuese kjo sjellje e pushtetarëve?Po, absolutisht. E dëmshme sepse abuzon mirëbesimin midis Kosovës dhe NATO-s. E dëmshme sepse largon mundësinë që KFOR të thërret edhe FSK-në në operacione të KFOR-it në veri. Sepse, e vlerësojnë se abuzimi me mirëbesimin është i qëllimshëm”, ka thënë Ramadani. /Gazeta Express
Një mënyrë më e lehtë dhe më e sigurt për të paguar me iPhone, Apple Watch, iPad, Mac dhe...