Qepi rroba për mjekë, Franca nderon pastruesen turke me Urdhrin Kombëtar të Meritave - Gazeta Express
string(83) "qepi-rroba-per-mjeke-franca-nderon-pastruesen-turke-me-urdhrin-kombetar-te-meritave"

Qepi rroba për mjekë, Franca nderon pastruesen turke me Urdhrin Kombëtar të Meritave

Lajme

Gazeta Express

14/01/2021 9:26

Një grua me prejardhje nga Turqia, e quajtur Safiya Kocaaga, u nderua të mërkurën nga autoritetet franceze me Urdhrin Kombëtar të Meritave për punën e saj në një spital gjatë valës së parë të pandemisë së koronavirusit në Francë.

Duke qenë pjesë e stafit të pastrimit në spital, gruaja 51-vjeçe u paraqit si vullnetare për të qepur pajisje mbrojtëse për mjekët dhe pacientët në vendin ku punonte. Ndihma e saj erdhi në kohën kur spitali kishte shumë nevojë, sepse përballej me mungesë të pajisjeve mbrojtëse.

Lexo Edhe:

Gjatë një interviste për agjencinë Anadolu, gruaja 51-vjeçe tha se ka imigruar në Francë në vitet e tetëdhjeta dhe është vendosur në qytezën Gueret, transmeton Gazeta Express.

Ajo thotë se me fillimin e përhapjes së koronavirusit në Francë, në mars të vitit të kaluar, ajo vërejti mungesë serioze të pajisjeve mbrojtëse për mjekët dhe pacientët dhe kjo e nxiti që të qepte këso pajisjesh për t’i plotësuar nevojat e spitalit.

Zonja Koocaga madje e dërgoi makinën e saj të qepjes në spital për ta vazhduar punën atje shtatë ditë në javë. Me ndihmën e një kolegeje, ajo arriti t’i qepte 800 palë pajisje mbrojtëse për një muaj.

Duke treguar se si mori vesh se është shpërblyer, Kocaaga tha se u befasua një ditë, kur drejtori i spitalit e thirri që t’i tregonte se do të nderohej me Urdhrin e Meritave. Ajo theksoi se është personi i parë që e merr këtë çmim në rajonin Creuse.

Ajo thotë se ka marrë telefonata urimi nga Konsullata e Turqisë në Lyon, nga familjarët e saj në Turqi dhe nga deputetët francezë.