Qentë endacakë bëjnë 'roje' në lagjen Emshir të Prishtinës, qytetari paralajmëron për më të keqen - Gazeta Express
string(94) "qente-endacake-bejne-roje-ne-lagjen-emshir-te-prishtines-qytetari-paralajmeron-per-me-te-keqen"

Qentë endacakë bëjnë ‘roje’ në lagjen Emshir të Prishtinës, qytetari paralajmëron për më të keqen

Gazeta Express

18/10/2020 14:37

Qentë endacakë vazhdojnë të jenë kërcënim për qytetarët e Prishtinës. Ata shpesh shfaqen agresivë dhe rrezikojnë t’i sulmojnë qytetarët, ndërsa kjo e ka shqetësuar një qytetar sot.

Në grupin “Network Prishtina”, ai e ka publikuar një video ku shihet një grumbull qenësh. Ai ka kërkuar nga institucionet që t’u ofrojnë strehim qenve, në mënyrë që t’i mbrojnë qytetarët nga ta.

Lexo Edhe:

“Qent endacak sa vijnë e shtohen e egërsohen me ndryshimin e motit! Po sikur të ishte ndonjë fëmijë apo i rritur në mesin e tyre kush do të merr përgjegjësi??? Njeriu me “stupc” vetem e ka nda nje qen nga versulja e qenve te tjere, hapni syt se askush ska qene duke i sulmu qent. Ju qe jeni per mbrojtjen e tyre strehoni neper shtepit tuaja e mos filozofoni. Te gjithe jemi per me i ushqy.. fakti qe jane mbledh afer kontinjerit ska te beje me ushqim, sepse me heret kane qene ne hymje duke u zënë mes veti. Sa i perket kontinjerave, sa ka vendos komuna ska aq kapacitet per te gjithe banoret e lagjes Emshir, por ka edhe te pandergjegjshem qe i hudhin kudo..por qent janë ata që i shperndajn neper rruge duke kerkuar ushqim”, ka shrkuar qytetari.

Pas rasteve të fundit ku qentë kanë sulmuar qytetarët në kryeqytet, KMDNj thotë se Komuna e Prishtinës por edhe Qeveria e Kosovës përmes ministrive përkatëse duhet të ndajë mjete shtesë për organizatat që merren me trajtimin dhe strehimin e qenve.

Kohë më parë qentë sulmuan një nxënës të shkollës fillore në kryeqytet sikur edhe një grua që vetëm intervenimi i kalimtarëve të rastit e shpëtoi nga më e keqja.