“Qenka dobët, nuk ka punë fare”/ Dalin përgjimet nga rrjeti i prostitucionit në Rrogozhinë, ankohen vajzat: Dy veta kam kapur sot - Gazeta Express
string(123) "qenka-dobet-nuk-ka-pune-fare-dalin-pergjimet-nga-rrjeti-i-prostitucionit-ne-rrogozhine-ankohen-vajzat-dy-veta-kam-kapur-sot"

Gazeta Express

03/06/2020 10:39

“Qenka dobët, nuk ka punë fare”/ Dalin përgjimet nga rrjeti i prostitucionit në Rrogozhinë, ankohen vajzat: Dy veta kam kapur sot

Gazeta Express

03/06/2020 10:39

Zbardhen detaje të reja nga operacioni Zhuri në Kavajë, ku u arrestuan 8 persona. Mësohet se kanë qenë përgjimet ambientale ato që “fundosën” dy biznesmenët Fatmir Hoxha dhe Bujar Gjuzi.

Në dosjen hetimore të siguruar nga Report Tv janë përgjimet e dy punonjëseve të seksit, të cilat kanë diskutuar me njëra-tjetrën për punën.

Lexo Edhe:

“Ika se nuk ka punë fare. Kanë ikur refugjatët, s’ka pasur punë si ka pasur më parë, nja 2 veta kapa”, shprehet në një vajzat. Ndërkohë tjetra i përgjijet: “Kam dalë të ha pak bukë te lokali se sot qenka dobët”. 

Pas 7 muajsh hetimesh është finalizuar operacioni”Zhuri” në Rrogozhinë, ku u arrestuan 8 persona për shtrytëzim prostitucioni. Policia arrestoi dy biznesmentët  Fatmir Hoxha dhe Bujar Gjuzi, në hotelet e të cilëve kryehej protitucion dhe 5 punonjëset e seksit.   Po kështu është arrestuar në flagrancë edhe një qytetar me iniciale B. Gj i cili ishte duke kryer marrëdhenie me një nga punonjëset e seksit. Për 2 pronarët e hoteleve dhe 5 punonjëset e seksit gjykata ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg”.