Një qen i rracës, “Rotvajler” ka sulmuar brutalish një fëmijë 13-vjeçar në Shkodër.
Ngjarja është regjistruar në zonën turistike të Shirokës.
Babai i fëmijës ka treguar, se qeni ishte pa maskë, ndërsa i zoti i tij është larguar pa i kërkuar falje 13-vjeçarit.
Si pasojë e kafshimit të qenit, fëmijë ka pësuar plagë të rëndë dhe ka në trup 19 qepje. Babi i fëmijës tregon se mjekët i kanë thënë se djali ka shpëtuar mirë, pasi kafshimi nuk i ka prekur një damar në këmbën e majtë që lidhet edhe me zemrën.
I ati i fëmijës shprehet se ka kërkuar të zotin e qenit, ndërsa akuzon policinë, se përpjekjet e tyre kanë qenë minimale.
“Dje rreth orës 4 e gjys 5 pa 20 më kanë lajmëru në tel të shkoj në spital se djalin e ka ngrënë qeni. Kam shku në spital e kam gjet djalin copë copë. Kam kontaktu me mjek dhe më thanë shyqyr zotit që nuk i ka prek damarët e zemrës të këmbës së majtë. Jam interesu me gjet qenin si personalisht ashtu dhe me pòlici. Mua më duket interesimi minimal për të gjet qenin dhe pronarin e tij. Qeni ka qenë rotvailer pa maskë, pronari i ka fol italisht qenit: Vieni qua“, u shpreh babai i djalit për Faxnews.
Më tej babai ai rrëfen, se për fat të mirë në vendin e ngjarjes ndodhej një i moshuar duke peshkuar, i cili ka goditur qenin me gurë dhe më pas kafsha e ka lëshuar të birin. I ati i djalit shton më tej, se i biri është traumatizuar, si pasojë e kësaj që ka ndodhur.
“Risku i tij ka qenë një i moshuar që peshkonte aty, ai ka marrë një gur dhe i ka ra qenit në kokë. Qeni është turbullu dhe e ka lëshu. Djali është i tráumatizuar, për spitalin kam fjalët më të mira, por si nuk mundet shteti të kapi një njeri me qen“, vijon rrëfimin babai i fëmijës.