Qeni që voziti 175 km në orë, pasi që rrugët ishin të lira shkaku i pandemisë - Gazeta Express
string(76) "qeni-qe-voziti-175-km-ne-ore-pasi-qe-rruget-ishin-te-lira-shkaku-i-pandemise"

Qeni që voziti 175 km në orë, pasi që rrugët ishin të lira shkaku i pandemisë

Gazeta Express

04/04/2020 0:30

Kur të gjithë janë mbyllur nëpër shtëpi si pasojë e pandemisë, rrugët dhe autostradat kanë mbetur të boshatisura, ndërsa disa shoferë po e shfrytëzojnë këtë mundësi që të bëjnë gara ilegale me vetura.

Në Toronto të Kanadasë, njësitet policore e kanë ndaluar një veturë që po vozitej me 175 kilometra në orë, në një rrugë të boshatisur.

Lexo Edhe:

Gjatë kësaj vozitje të rrezikshme, vetura i shkaktoi dy aksidente të lehta, por ky nuk është lami kryesor dhe i çuditshëm që e raportuan policët që mbetën të hutuar.

Me ta ndaluar veturën, policët e gjetën në prehrin e shoferit një qen, putrat e të cilit ai po i mbante për timoni dhe përpiqej t’i mësonte si të drejtonte veturën.

“Timonin ishte duke e mbajtur një pitbull, ndërsa shoferi tha me shumë bindje, se është duke ia mësuar vozitjen”, ka thënë policja Heathe Axtman, duke thënë se ky është arsyetimi më i çuditshëm në 12 vitet e saj që në këtë detyrë.

Krahas një numri të akuzave mbi shoferin, si ngasje e pakujdesshme, përplasje dhe ikje, vozitje nën efektin e alkoolit dhe rrezikim të jetës së vet dhe të kafshës, atij i është marrë edhe qeni që është dërguar në një qendër dhe ka gjendje të mirë.