Qeni që “nuk e do” kameramanin – Influencerja Anisa Mekuli mundohet ta qetësojë
TV/Film
Gazeta Express
25/11/2024 20:36
TikTokerja dhe influencerja e njohur Anisa Mekuli ishte e ftuar së fundmi në emisionin “Canapé”, të moderuar nga Shpend Lipa.
Ajo nuk ishte e vetme në studio, por kishte sjellë me vete edhe mikun e saj të pandarë, qenin Nino.
Gjatë transmetimit, situata mori një kthesë komike dhe të papritur. Nino, i cili zakonisht është i qetë dhe i dashur, duket se nuk e pëlqeu aspak praninë e kameramanit.
Sjelljet e tij të shqetësuara bënë që Anisa të mundohej ta qetësonte në mënyrë të butë, ndërkohë që atmosfera në studio mbeti e hareshme.
Për ta parë momentin, klikoni në videon e mëposhtme. /GazetaExpress/.