Një video po bën xhiron në internet pasi tregon momentin kur një qen në Louisville të SHBA-së u tregon oficerëve të policisë rrugën për të gjetur një djalë të vogël që ishte raportuar i zhdukur.
Videoja, e cila është filmuar nga një kamera në një uniformë policie, tregon oficerët që mbërrijnë në shtëpinë e djalit 3-vjeçar, i cili ishte raportuar i zhdukur nga prindërit e tij.
Sapo dalin nga makina e patrullës, shfaqet një qen dhe fillon t’u lehë. Qeni lëviz dhe përpiqet t’i drejtojë drejt një gardhi.
Qeni është përpara dhe pas pak kohe i çon policinë te një makinë. Ata hapin derën dhe brenda është djali i vogël i cili po fshihej nga familja e tij. Fëmija është në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa qeni u përshkrua si hero pasi kontribuoi në gjetjen e të miturit.
MUST WATCH: Louisville police officers were desperately searching for a missing 3-year-old boy when a dog came out of nowhere, jumping and barking, eventually leading them directly to the location where he was rescued safe and sound. pic.twitter.com/DkVcTZRCLC
— Anthony Brian Logan (ABL) 🇺🇸 (@ANTHONYBLOGAN) February 11, 2026