Qeni i Bidenit kafshon edhe një agjent të shërbimit sekret - Gazeta Express
string(58) "qeni-i-bidenit-kafshon-edhe-nje-agjent-te-sherbimit-sekret"

Qeni i Bidenit kafshon edhe një agjent të shërbimit sekret

Lajme

Gazeta Express

27/09/2023 9:06

“Commander”, qeni i presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka sulmuar dhe kafshuar edhe një agjent të shërbimit sekret, ka raportuar BBC. Kjo është hera e 11-të që qeni ka kafshuar një agjent sekret në Shtëpi të Bardhë apo te shtëpia e familjes Biden.

Sipas këtij raportimi, “Commander”, qeni dyvjeçar i racës pastor gjerman, ka sulmuar agjentin e shërbimit sekret në mbrëmjen e të hënës.

Lexo Edhe:

“Të hënën rreth orës 9, një zyrtar policor i uniformuar i shërbimit sekret ra në kontakt me kafshën shtëpiake të Familjes së Parë dhe u kafshua”, ka thënë zëdhënësi i Shrëbimit Sekret, Anthony Guglielmi.