Një aksident tragjik ka ndodhur të hënën në San Francisco të Shteteve të Bashkuara. Një grua, e cila me vete e kishte qenin që po e mbante me litar, u ngatërrua në lidhësen e kafshës dhe u tërhoq zvarrë për vdekje nga treni.
Rasti ndodhi në stacionin “Powell Street” në orën 3 e 16 minuta pasditën e 13 shtatorit. Një zëdhënës i hekurudhave tha se zyrtarët janë duke e hetuar aksidentin fatal, shkruan Independent, transmeton Gazeta Express.
Zyrtarët e hekurudhave thanë se gruaja 41-vjeçare, Amy Adams, ndodhej në tren bashkë me qenin e vet. Në sekondën e fundit, kur dyert ishin mbyllur, ajo zbriti nga treni, por qeni mbeti brenda.
Dëshmitarët dhe zyrtarët thanë se dukej sikur Adams po ia bënte dikujt me dorë para se të tërhiqej zvarrë nga treni. Sidoqoftë, treni u nis me qenin brenda, ndërsa gruaja u tërheq nëpër binarë. Zyrtarët thanë se qeni nuk është lënduar.
A woman has been dragged to her death after her dog's lead became entangled in the doors of a train in the US.
— NEWS-ONE (@NEWSONE14898745) September 15, 2021
The woman boarded a Bay Area Rapid Transit (BART) train at San Francisco's Powell Street station with her pet at around 3pm on Monday. pic.twitter.com/jXwSB7Em76
Dëshmitari Mike Sim për një televizionin lokal tha: “Ishte goxha traumatike.” Ai gjithashtu tha se foli me një burrë që ndodhej në platformën e stacionit, i cili po bënte panik dhe i tha se gruaja që po tërhiqej nga treni është e dashura e tij.
Në vitin 2018, kompania që e menaxhon këtë linjë ishte dënuar me një shifër rekorde prej 1.3 milion dollarësh për shkeljen e rregullave të sigurisë, që kishte rezultuar me vdekjen e dy punëtorëve më 2013.