Qëndron Kastrati ka lajme të mira për Kamenicën rreth situatës me COVID-19 - Gazeta Express
string(80) "qendron-kastrati-jep-dy-lajme-te-mira-per-kamenicen-rreth-situates-me-covid-1911"

Qëndron Kastrati ka lajme të mira për Kamenicën rreth situatës me COVID-19

Gazeta Express

07/06/2020 7:33

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati ka dhënë dy lajme të mira lidhur me situatën epidemiologjike në këtë komunë.

Kastrati në Facebook ka bërë të ditur se nga 10 mostrat e marra nga kontaktet e personit të fundit të diagnostifikuar me COVID-19 në fshatin Roganë, të gjithë prej tyre kanë rezultuar negativ.

Lexo Edhe:

Ndërsa, në fshatin Poliçkë janë shëruar edhe dy persona të tjerë.

“Aktualisht në komunën tonë kemi vetëm edhe dy raste aktive me COVID-19, për të cilët uroj të shërohen së shpejti”, ka shkruar kryetari i kësaj komune.

Deri sot në Komunën e Kamenicës janë konfirmuar gjithsej 41 raste pozitive me koronavirus, 39 prej të cilëve janë shëruar.