Qëndroi në fshat gjatë pandemisë, kaq para shpenzoi Rita Ora - Gazeta Express
string(61) "qendroi-ne-fshat-gjate-pandemise-kaq-para-shpenzoi-rita-ora-1"

Qëndroi në fshat gjatë pandemisë, kaq para shpenzoi Rita Ora

Gazeta Express

04/06/2020 1:30

Këngëtarja e njohur shqiptare, Rita Ora, ka vendosur që gjatë periudhës së pandemisë të izolohet në një shtëpi në fermë, në një fshat në veri-perëndim të Londrës

Ajo kishte planifikuar që të qëndronte atje vetëm disa ditë mirëpo më pas Londra u fut në karantinë dhe izolimi i Ritës aty me shoqërinë e ngushtë u zgjat.

Lexo Edhe:

Vendimi i Rita Orës për të qëndruar në Cotswolds përpara se qeveria të impononte bllokimin e mundësisë së largimit nga fshati në shtëpinë e saj në Londër, i ka kushtuar asaj jo më pak se 30 mijë funte (33 mijë euro), siç zbulon mediumi Daily Star Online.

Gjatë kësaj kohe Rita ka treguar se është duke punuar në disa projekte por që nuk i ka bërë të ditura ato për publikun. /GazetaExpress/