Qëndrim Kida emërohet trajner i Prishtinës së Re - Gazeta Express
string(48) "qendrim-kida-emerohet-trajner-i-prishtines-se-re"

Futboll

Gazeta Express

24/11/2025 20:25

Qëndrim Kida emërohet trajner i Prishtinës së Re

Futboll

Gazeta Express

24/11/2025 20:25

Trajneri i njohur kosovar, Qëndrim Kida i është rikthyer zejës së trajnerit, teksa do të udhëheqë klubin e promovuar sivjet në elitë, Prishtinën e Re.

Kështu ka njoftuar klubi nga paralagja e kryeqytetit, duke u shprehur se me të do të shkojnë drejt stabilitetit.

“KF Prishtina e Re njofton opinionin publik, tifozët dhe komunitetin futbollistik se nga sot, Qendrim Kida emërohet Kryetrajner i ekipit të parë. Ky vendim vjen si pjesë e strategjisë sonë të re për konsolidimin e ekipit, rritjen e stabilitetit dhe riformësimin e mentalitetit fitues brenda skuadrës. Klubi beson fuqimisht se me emërimin e Qendrim Kida si Kryetrajner, fillojmë një faqe të re të rëndësishme drejt stabilizimit dhe progresit. Jemi të bindur se me punë, disiplinë dhe bashkëpunim, ekipi do të rikthehet atje ku e meriton. Klubi i uron trajnerit Kida mirë se ardhje dhe shumë suksese në detyrën e re”, shkruan Prishtina e Re në “Facebook”.

Ky është trajneri i tretë i klubit në këtë sezon të Superligës.

Sezonin e nisi trajneri Elon Berisha, me të cilin u inkuadruan nga Liga e Parë në Superligë.

Më pas, pas shkarkimit të tij pas humbjes nga Drita, drejtimin e skuadrës e mori Shpëtim Babaj, i cili dha dorëheqje gjatë ditës së sotme.

Qëndrim Kida u bë i njohur në futbollin kosovar për periudhën e tij të kaluar te Malisheva, të cilën e dërgoi në garat evropiane.

Më pas, Kida pati edhe një aventurë të shkurtër te Suhareka – sa ishte në Superligën e Kosovës.

Momentalisht, Prishtina e Re është e fundit në renditjen tabelare të Superligës së Kosovës, me vetëm nëntë pikë të tubuara nga 14 ndeshje./GazetaExpress/