Qendra Kinematografike e Kosovës me projekt për bashkëpunim - Gazeta Express
string(59) "qendra-kinematografike-e-kosoves-me-projekt-per-bashkepunim"

Arte

Gazeta Express

17/11/2025 16:04

Qendra Kinematografike e Kosovës me projekt për bashkëpunim

Arte

Gazeta Express

17/11/2025 16:04

Next Generation është një projekt që fton krijues nga Shqipëria dhe Kosova në një hapësirë të përbashkët ku arti, kultura dhe idetë e brezit të ri bashkohen për të menduar dhe ndërtuar të ardhmen.

Ky projekt krijon një terren të përbashkët ku arti bëhet mjet dialogu, ku kultura dhe krijimtaria marrin formë të re dhe ku zëri i brezit të ri dëgjohet përtej kufijve.

Përmes forumeve, punëtorive dhe performancave, Tropoja do të kthehet në një qendër bashkëpunimi, ku artistë, muzikantë, dizajnerë dhe krijues të rinj nga të dy vendet do të takohen, do të ndajnë përvoja dhe do të krijojnë së bashku.

Next Generation synon të forcojë bashkëpunimin kulturor ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës dhe të ndërtojë një model të ri diplomacie kulturore që buron nga arti dhe energjia e brezit të ri.

Takimi mbahet në Tropojë më 21-22 nëntor.