Qendra Historike e Prizrenit tashmë e dixhitalizuar - Gazeta Express
string(51) "qendra-historike-e-prizrenit-tashme-e-dixhitalizuar"

Qendra Historike e Prizrenit tashmë e dixhitalizuar

Arte

Gazeta Express

16/09/2022 15:30

Lansohet Platforma Dixhitale e Qendrës Historike të Prizrenit. ‘EC Ma Ndryshe’ në bashkëpunim me Qendrën Rajonale të Trashëgimisë Kulturore kanë lansuar Platformën Dixhitale të Qendrës Historike të Prizrenit gjatë ceremonisë së mbajtur në ndërtesën e MKRS-së në Prizren.

QENDRA HISTORIKE E PRIZRENIT

Lexo Edhe:

Qendra Historike e Prizrenit sipas nenit 1 të Ligjit Nr. 04/L-066 (2012) trajtohet si pronë e trashëgimisë kulturore dhe historike në mbrojtje të përhershme dhe e klasifikuar si Zonë e veçantë e mbrojtur me vlera të interesit lokal, shtetëror dhe ndërkombëtar. Poashtu, sipas Regjistrit të Trashëgimisë Kulturore nën mbrojtje të përkohshme të MKRS-së (2020), kjo qendër identifikohet si Fushë e konservimit arkitekturor me nr.rend. 924 dhe nr. unik në databazë 4804. Kjo platformë dixhitale bazohet në dispozitat e zbatimit të “Planit të Menaxhimit të Qendrës Historike të Prizrenit 2021-30” të aprovuar në Dhjetor 2020.

QËLLIMI I PLATFORMËS

Kjo platformë dixhitale e Qendrës Historike të Prizrenit është themeluar e financuar nga EC Ma Ndryshe në bashkëpunim me Qendrën Rajonale të Trashëgimisë Kulturore në Prizren, institucion vartës i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Qëllimi i platformës është dokumentimi dhe krijimi i një baze të të dhënave mbi gjendjen ekzistuese të kësaj qendre historike dhe njëkohësisht krijimi i një mjeti për transparencë dhe llogaridhënie ndaj publikut. Platforma përpos të dhënave nga terreni posedon edhe kategorinë e publikimeve me dokumente, plane, strategji e ligje relevante që lidhen me këtë qendër historike.

PËRMBAJTJA DHE PËRDITËSIMI I PLATFORMËS

Platforma ofron informata të ndryshme rreth statusit ligjor, kohës së ndërtimit, etazhitetit, gjendjes fizike, shfrytzueshmërisë, vlerave që posedojnë ndërtesat dhe harmoninë me kontekstin historik të tyre. Kjo platformë mund të pasurohet edhe me kontribute nga audienca, komuniteti apo edhe profesionistët duke na dërguar informata me tekst dhe fotografi në e-mail tek [email protected]

Platforma Digjitale e Qendrës Historike të Prizrenit: http://qhpz.ecmandryshe.org/