string(88) "qendra-franceze-i-dorezoi-dy-qen-detektore-forcave-te-sigurise-se-kosoves-dhe-shqiperise"

Lajme

Gazeta Express

28/05/2025 17:00

Qendra franceze i dorëzoi dy qen detektorë Forcave të sigurisë së Kosovës dhe Shqipërisë

Lajme

Gazeta Express

28/05/2025 17:00

Qendra kombëtare e trajnimit të qenve të Xhandarmërisë (CNICG) së Francës i dorëzoi dy qen detektorë (VADOR dhe ASH) forcave të sigurisë së Kosovës dhe atyre të Shqipërisë.

Për këtë ka njoftuar ambasada franceze në Kosovë, e cila tha se kjo iniciativë, e mbështetur nga OSBE-ja, Ministria franceze e Punëve të Jashtme dhe DCIS (Drejtoria franceze për bashkëpunim dhe siguri ndërkombëtare), synon të forcojë luftën kundër trafikimit të armëve të vogla në Ballkan.

Të trajnuar në Francë, ekipet e qenve së shpejti do të certifikohen sipas standardeve franceze.

“Një shembull i shkëlqyer i bashkëpunimit ndërkombëtar dhe ekspertizës franceze në fushën e sigurisë”, tha ambasada./Express/