Qëndra e Pulmologjisë, e vetmja në Ballkan, në Spitalin Amerikan 1 në Prishtinë, është një qendër e avancuar mjekësore dedikuar diagnostikimit dhe trajtimit të sëmundjeve të mushkërive. Në udhëheqjen e Prof. Dr. Yalcin Karakoca, departamenti ofron një gamë të gjerë shërbimesh të specializuara, duke përfshirë:
– Bronkoskopinë Diagnostike për identifikimin e sëmundjeve të ndryshme pulmonare
– Bronkoskopinë Terapeutike Intervente për trajtimin e sëmundjeve si tumoret bronkiale, SPOK, vendosjen e stentave trakiale, dhe eliminimin e qelizave preneoplastike nga pema bronkiale
– Biopsitë bronkiale për marrjen e mostrave dhe diagnostikimin e saktë të sëmundjeve pulmonare
– Toraksentezë për drenimin e lëngjeve të tepërta nga zgavra pleurale
– Vendosjen e tubit Pleurokan për trajtimin e pneumotoraksit dhe efuzioneve pleurale
– Terapi fizikale pulmonare për përmirësimin e funksionit të mushkërive dhe cilësisë së jetës së pacientëve
– Laboratori i gjumit për diagnostikimin dhe trajtimin e çrregullimeve të gjumit, si apnea e gjumit
– Trajtimin e të gjitha sëmundjeve të mushkërive me kujdes të avancuar dhe personalizuar
Departamenti i Pulmologjisë synon të ofrojë kujdesin më të mirë për pacientët, duke përdorur teknologjinë më të fundit dhe praktikat më të mira mjekësore.
Për më shumë informacion, kontaktoni në inbox ose në numrat e telefonit 038 221 661 | 038 60 70 60 | 049 513 513 | 046 60 70 60.
Spitali Amerikan, përqafoje jetën!
#spitaliamerikan #perqafojejeten
https://www.facebook.com/SpitaliAmerikanKosove/ – Facebook
https://www.instagram.com/spitaliamerikanprishtine/?hl=en – Instagram
https://ks.spitaliamerikan.com – Web
/Artikull i sponsorizuar/
Gazeta Express dhe Televizioni T7 janë në kërkim të një agjenti dinamik dhe ambicioz të shitjes dhe marketingut për...