Në emisionin Pressing në T7 është Natyra Kuçi, kandidate e PSD-së për Deçanin, e cila ka folur për premtimet e saj, nëse arrin t’i fitojë zgjedhjet lokale më 12 tetor.
Kuçi thotë se kanë vendosur të bëjnë një qendër për pensionistë, pasi sipas saj, Deçani ka nevojë për një qendër të tillë.
Tutje ajo ka premtuar edhe një kuzhinë popullore ku do të ofrohen rreth 6 mijë shujta në ditë për nxënësit nga parashkollor e deri në gjimnaz.
“Qendra për pensionistë, kemi vendos me bo një qendër për pensionistë. Po ashtu, kjo është kuzhina ëq ka me ofru 6 mijë shujta në ditë për nxënësit prej parashkollor deri në gjimnaz. Ky është premtim konkret, kjo është toka e komunës. Kjo kuzhinë du me shërby edhe për punëtorët e sektorit publik. Kjo kuzhinë ka me i shërby të gjithë banorëve me nevojë të Deçanit.
Tregu sot është në mes të rrugës, dhe kjo është ajo që kemi vendos me bo. Kështu kish me u dok një treg modern. Kjo kish me qenë mundësia më e mirë me i promovu produktet e tyre”, tha Kuçi.