Qëlluan me armë zjarri në ajër duke shkaktuar panik tek banorët, arrestohen 2 persona në Durrës - Gazeta Express
string(94) "qelluan-me-arme-zjarri-ne-ajer-duke-shkaktuar-panik-tek-banoret-arrestohen-2-persona-ne-durres"

Gazeta Express

06/08/2020 10:30

Qëlluan me armë zjarri në ajër duke shkaktuar panik tek banorët, arrestohen 2 persona në Durrës

Gazeta Express

06/08/2020 10:30

Policia e Durrësit zbardh ngjarjen e ndodhur në lagjen nr. 15, ku dy shtetas qëlluan në ajër me armë zjarri.

Në sajë të veprimeve hetimore të menjëhershme kanë identifikuar dhe arrestuar autorët e dyshuar, shtetasit D. M., 34 vjeç dhe K. M., 49 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Lexo Edhe:

Këta dy shtetas dyshohet se kanë qëlluar në ajër me një armë zjarri pistoletë, gjatë kohës që kanë qenë duke udhëtuar së bashku me një mjet tip “Audi”, i cili është sekuestruar si provë materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.