Policia ka mundur të identifikojë dhe shpallë në kërkim 3 autorë të dyshuar të të shtënave arme mbrëmjen e kaluar në Kamzë. Bëhet fjalë për Dejvi Mullai dhe Fabion Kurti, 24 vjeç dhe Enedjo Kaci, 30 vjeç.
Si provë materiale blutë sekuestruan 2 makina, të cilat u braktisën, ndërsa të tre dyshohet se janë larguar me një makinë të tretë për t’u arratisur.
Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 22:30 përgjatë mbrëmjes së të shtunës, 22 shkurt, pranë Rrethit të Bathores, në rrugën “New York”.