Qëllonte me kallashnikov duke terrorizuar banorët, arrestohet 40-vjeçari në Maliq - Gazeta Express
string(80) "qellonte-me-kallashnikov-duke-terrorizuar-banoret-arrestohet-40-vjecari-ne-maliq"

Shqiperi

Gazeta Express

16/03/2026 10:46

Qëllonte me kallashnikov duke terrorizuar banorët, arrestohet 40-vjeçari në Maliq

Shqiperi

Gazeta Express

16/03/2026 10:46

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq, pas marrjes së njoftimit se në fshatin Orman, një shtetas po qëllonte me armë zjarri, duke terrorizuar banorët dhe rrezikuar jetën e tyre, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe me mbështetjen e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, shërbimet e Policisë lokalizuan, neutralizuan dhe vunë në pranga shtetasin Kristo Agolli, 40 vjeç, banues në fshatin Orman, Maliq, i dënuar më parë për vjedhje dhe për prodhim e shitje të narkotikëve.

Në vendngjarje u sekuestruan arma e zjarrit tip kallashnikov dhe municion luftarak.

Advertisement
Advertisement
Advertisement