Qëllohet me armë dasmori në Shkodër, kapet autori - Gazeta Express
string(48) "qellohet-me-arme-dasmori-ne-shkoder-kapet-autori"

Qëllohet me armë dasmori në Shkodër, kapet autori

Shqiperi

Gazeta Express

14/08/2024 19:32

Një 43 vjeçar në Shkodër është plagosur me armë zjarri në këmbë para se të shkonte në dasmë.  Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 13 gushtit rreth orës 20:40, një njësinë Postribë teksa i plagosur mbeti Çel Shabaj.

I plagosuri u dërgua menjëherë në spitalin rajonal të Shkodrës me një autoambulancë të shërbimit kombëtar të urgjencës dhe pas dhënies së ndihmës së shpejte nga mjekët rezulton jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë policia menjëherë pas plagosjes arrestoi autorin e dyshuar të plagosjes, shtetasin Kristjan Kakija dhe efektivët sekuestruan edhe armën me të cilën dyshohet se u krye ky krim.

Lexo Edhe:

Bashkë me autorin, të shoqëruar janë edhe dy persona të tjerë që ndodheshin në automjet me Kristjan Kakinë. Çel Shabaj po dilte nga banesa e tij në Postribë dhe në atë moment ka qenë duke ardhur nga Prekali në drejtim të Postribës. Në atë moment ka nisur një debat mes tyre se kush duhej të kalonte. Sipas burimeve shtetasi Kristjan Kakija pasi është larguar vetëm disa metra, është kthyer edhe njëherë dhe ka nxjerrë armën duke plagosur 43 vjeçarin.