Qëllimi i edukatës është ta bëjë të njerëzishëm njeriun - Gazeta Express
string(55) "qellimi-i-edukates-eshte-ta-beje-te-njerezishem-njeriun"

Qëllimi i edukatës është ta bëjë të njerëzishëm njeriun

Shkurt e Shqip

Gazeta Express

07/05/2021 11:20

Çka ka më shumë, p.sh në Kosovë Enver Hoxhaj, Sabri Kiçmari e Salih Bashota se Raymond Johansen. Jam i sigurt, si Hoxhaj, Kiçmari e Bashota më shumë se Johansen kanë gardërobë, parfyma, shtëpi, e mbi të gjitha të tre më shumë se Johansen, kanë budallallëk e sidomos mendjemadhësi, deri në naivitet.

Jashar Etemaj

Ka njerëz të zotë, të cilët me shkollim minimal e shkollim të mesëm janë treguar të suksesshëm në shumë lëmi, në politikë, filozofi, artë e kinematografi, janë treguar më të suksesshëm se sa kolegët e tyre të cilët kanë kryer shkollim fakultativ e akademik. Gjithashtu, ka personalitete të cilët kanë studiuar një lëmi të caktuar, por janë bë të njohur, shumë më të njohur duke i kontribuar edhe njerëzimit në lëmi të cilat nuk i kanë studiuar, po i kanë pas pasion.

Siç ka dhe ka pas njerëz, diktatorë e mizorë, të cilët më shumë kishin kontribuar me profesionet e para  se sa atëherë kur i ndruan profesionet. Bie fjala  Hitleri ta vazhdonte artin, Stalini teologjinë, të bëhej prift, e Millosheviqi  t’a vazhdonte profesionin e bankierit. Ndoshta nuk do e kishim Luftën e Dytë Botërore e cila mori mbi 70 milion njerëz. Me Stalinin si prift nuk do kishim as diktaturë si model, e pa Millosheviqin Jugosllavia do shpërbëhej pa luftë, pa tortura e vrasje groteske të qindra mijëra njerëzve të pafajshëm.

Filozofi anglez Herbert Spencer (1820-1905) u bë i njohur mbi parimet, e që i mori si të mirëqena nga zhvillimet harmonike në natyrë. Sipas tij, shoqëria ishte subjekt i të njëjtave ligje të zhvillimit si natyra.

Teoritë e Spencerit, sot vazhdojnë si model edhe në Industri, teknologji, mjekësi e arkitekturë. Shembull: krahët e aeroplanit janë model i krahëve të shqiponjës. Shqiponja është studiuar kur fluturon, ajo bënë një fluturim stabil falënderuar disa pendlave që i qon më lart se krahu gjatë fluturimit. Të njëjtin veprim kur e kanë provuar te krahët e aeroplanit ka funksionuar për mrekulli!  Shembujt janë të shumtë, po duam ti numërojmë.

Sikur Herbert Spencer mos të kishte pas pasion filozofin e sociologjin, askush nuk do e mbante mend si ish inxhinier të hekurudhave.

Presidentët e zgjuar John Kennedy, Bill Klinton si ndër Presidentët më të suksesshëm të USA-s, tërë karrierën profesionale e ndërtuan duke u marrë me lëmi të caktuara. Studiuan Ekonomi, Ekonomi politike dhe Drejtësi. Që të dy lanë gjurmë në histori.

Për dallim të tyre, Ronald Reagan  eksperimentoj me aktrim. Reagan aktorë jo i suksesshëm, po faktorë, e shumë i suksesshëm si politikanë dhe President i 40 të i SHBA-së.

Angela Merkel kancelaria e Gjermanisë është njëra nga politikanët me më ndikim në Evropë e botë. Merkel kishte studiuar fizikë. Ajo është kancelaria e parë femër e Gjermanisë e cila shërben me përkushtim e drejtësi shtetit të vet që nga viti 2005.

Diplomati dhe ndërmjetësuesi për paqë më i njohur në botë dhe fitues i Çmimit Nobel për paqe, Martti Ahtisari (1937) e ka të kryer vetëm shkollën e lart të mësuesisë.

Kolegu i Ahtisarit, socialdemokrati Norvegjezi Raymond Johansen (1961) është politikani shumë i suksesshëm e i respektuar edhe nga akademikët norvegjezë. Raymond Johansen faktikisht e ka të kryer vetëm shkollën për hidraulik. Sikur edhe Johansen të merrej me profesionin e vetë me siguri fama e punës “profesionale” nuk kishte me i tejkaluar as kufijtë e Oslos.

Çka ka më shumë, p.sh në Kosovë Enver Hoxhaj, Sabri Kiçmari e Salih Bashota se Raymond Johansen. Jam i sigurt, si Hoxhaj, Kiçmari e Bashota më shumë se Johansen kanë gardërobë, parfyma, shtëpi, e mbi të gjitha të tre më shumë se Johansen, kanë budallallëk e sidomos mendjemadhësi, deri në naivitet.

Benjamin Franklin paska pohuar se: “Një njëri nuk është me të vërtet i arsimuar nëse nuk mund të tolerojë mungesën e arsimit tek të tjerët.”

Në kohët e fundit në debate televizive apo në Kuvend kemi dëgjuar nga Enver Hoxhaj, Sabri Kicmari e Salih Bashota,  një mos tolerancë e mendjemadhësi duke thënë: “A e dini more se kush jam unë!?” I pari thotë se ka kryer fakultet në Vjenë e i dyti në Gjermani, i treti së është intelektual dhe Akademik!? Sipas tyre kjo armatosje “arsimore” duhet të mirët si çarmatosje e mirëqenë, ndaj të pa “arsimuarve” ndaj jo akademikëve! E sipas të dytëve kurrë thonë: Hej a dini se unë kam kryer fakultet në Vjenë, e tjetri në Gjermani, në mënyrë implicite kjo të lë të kuptojë “Mbylleni gojën ju fakultetëlinjët e Prishtinës se nuk dini asgjë!”

Si, Enver Hoxhaj dhe Sabri Kiçmari e dinë, e dinë më mirë se unë, nëse nuk kanë harruar!? Të dy, kur kanë studiuar në Austri e Gjermani kanë mësuar: Po ia mbylle gojën bashkëbiseduesit qoftë edhe atëherë kur nuk di, nuk ka më dialog. E aty ku nuk ka dialog nuk ka as demokraci. Pse atëherë behën arrogant e kokëtrashë me tjerët!?

“Një kokëtrashë i edukuar është një kokëtrashë më i madh se sa një injorant”. Nuk e them unë, e paska thanë Franklini.