Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka thënë në “Rubikon”, se deputetët Mergim Lushtaku e Ganimete Musliu, si dhe nënkryetari i Skenderajt Sami Lushtaku kanë bërë fushatë kundër tij.
Ai tha se i kanë thirrur njerëzit në telefon, në emër të gjeneralit, referuar Sami Lushtakut, për të votuar kundër tij.
“Kur jemi pajtu ne pas 2021, vëllai im prej revoltës sepse ne i kemi pasur gjitha informacionet se si po i thirrin në telefon, gjenerali n’telefon, qe merre gjeneralin, katër njerëz kanë qenë kur i kanë thirr njerëzit votoni tjerët mos e votoni Ramiz Lladrovcin”.
“Ka pas rast, ia kam thënë Ganimete Musliut po ia them sërish, jam shku në një familje Xhemajli janë shku me Margimin iu kanë thënë me votu kundërkandidatin tjetër, në atë familje e kanë pasur djalin e sëmurë dhe me Qeveri ia kanë çu në Turqi, ka ardhur ai personi në fjalë, tha ia kam borxh një gjak se ma keni shpëtu djalin, por unë nuk e votoj askë para Ramiz Lladrovcit”, ka thënë Lladrovci. /Gazeta Express
NJOFTIM PËR TË GJITHË KREDITORËT DHE PRONARËT E NDËRMARRJEVE TË VENDOSURA NË PROCESIN E LIKUIDIMIT NGA AGJENCIA KOSOVARE E...