string(73) "qazim-laci-e-komenton-ndeshjen-me-serbine-mbeshtetja-e-tifozeve-shqiptare"

Futboll

Gazeta Express

02/06/2025 13:35

Qazim Laçi e komenton ndeshjen me Serbinë: Mbështetja e tifozëve shqiptarë…

Futboll

Gazeta Express

02/06/2025 13:35

Mesfushori i kombëtares shqiptare, Qazim Laçi tha se fakti që ndeshja kundër Serbisë do të luhet para tifozëve kuq e zi është një shtysë e madhe për ekipin e kombëtares.

Laçi foli me optimizëm për përballjen e ardhshme me Serbinë dhe tha se fokusi është vetëm te fitorja.

Ai tha se këtë herë përgatitja emocionale dhe mendore do jenë shumë e rëndësishme, ndoshta edhe më e rëndësishme se ajo fizike.

“Kemi një ndeshje shumë të fortë, luajmë brenda në shtëpi, nuk është njëra apo tjetër skuadër e favorizuar, të barabartë dhe do duket brenda në fushë. Ne do përgatitemi nga ana jonë për fitoren, ajo ka rëndësi për momentin. Do mundohemi ta marrim ndeshjen si profesionistë dhe mos emocionohemi aq shumë si njerëzit jashtë. Është gjë e mirë kjo se dhe ne në fushë mund të japim më shumë. Besoj tifozët do jenë gjithmonë pas nesh, siç kanë qenë gjithmonë.”

“Patjetër është ndeshje shumë e veçantë, vetëm duhet me pas kujdes. Tifozët në gjithë këto vite që jam këtu nuk kanë bërë asnjëherë gjëra të këqija. Besoj do jenë korrektë. I presim në stadium, na ndihmojnë dhe mbështesin sa më shumë. Nga ana fizike të gjithë lojtarët do përgatitemi mirë, por mentalisht besoj do jetë më e rëndësishme. Fizikisht shumë lojtarë nuk do jetë e lehtë të jenë në nivelin e duhur, por nga ana e mentalitetit duhet të jesh aty. Kemi një shans të madh sepse e luajmë në shtëpinë tonë. Kjo do jetë forca jonë besoj. Nga minuta e parë duhet të futemi me mendimin për të fituar ndeshjen, emocionet t’i lëmë jashtë. Duhet të punojmë në stërvitje, disa gjëra që kemi biseduar me trajnerin shpresoj të dalin edhe në fushë.”

“Më mirë në Shqipëri apo Serbi ndeshja e parë? Nuk ka rëndësi, jemi profesionistë, do merremi në aspektin e futbollit. Është gjë e mirë që kemi ndeshje në shtëpinë tonë, do kemi mbështetjen e tifozëve, do mundohemi të japim maksimumin për 3 pikëshin që do jetë i rëndësishëm dhe për kualifikimin në Botëror. Nuk besoj që ekipit kombëtar i mungon zemra, e kanë edhe mentalitetin lojtarët për ta fituar këtë ndeshje. Për mendimin tim nuk kemi pasur asnjëherë ndeshje të lehtë. Duhet me pas gjithmonë në mendje që kemi dy ndeshje, edhe ndeshja me Letoninë. Një fitore me Serbinë duhet të lidhet me fitoren në Letoni dhe do jetë aq më mirë për të gjithë.”