“Qashtu qysh e ka lypë Vetëvendosja, është bë ky vizatim – Postohet një rrenë në formë sondazhi” – Parim Olluri për matjet e fundit - Gazeta Express
string(124) "qashtu-qysh-e-ka-lype-vetevendosja-eshte-be-ky-vizatim-postohet-nje-rrene-ne-forme-sondazhi-parim-olluri-per-matjet-e-fundit"

Lajme

Gazeta Express

17/12/2024 22:03

“Qashtu qysh e ka lypë Vetëvendosja, është bë ky vizatim – Postohet një rrenë në formë sondazhi” – Parim Olluri për matjet e fundit

Lajme

Gazeta Express

17/12/2024 22:03

Parim Olluri ka komentuar sondazhin e UBO’së ku VV’ja ka dalë e para me 47 për qind.

Olluri në emisionin ‘Pressing’ në T7 ka pikëpyetje në lidhje me kredibilitetin e sondazhit.

Ai shtron pyetjen se si ka mundësi që rezultati i një kompanie që sipas tij pretendon të jetë serioze, ,është i njëjtë me atë që thotë se e propagandon Mefail Bajqinovci e Dimal Basha.

“Sa i përket kredibilitetit të sondazhit, më shqetëson qysh mundet rezultati i një kompanie që pretendon që është serioze me qenë i njëjtë me ata që e propagandon Mefi e Dimali. 47 përqind pa diasporën është numër që e propagandon Mefi e Dimali. 19 përqind për PDK, e 17 për qind për LDK, pasi LDK’ja ka qenë më hiperaktive gjatë muajit të fundit. Tash sipas propagandës së Mefit e Dimalit duhet me kon ma poshtë, duhet me kon e treta. AAK-në edhe Nismën e vendos me 6.5 e vendos të 4-tën, për shkak që deputetët e VV’ë propagandojnë që AAK;ja dhe Nisma ka rrezik që nuk e kalojnë pragun. Frymën e propagandës së VV’së janë numrat e sondazhit, thjesht një dizajner i cili e ka shpërnda me një flet, dhe qashtu qysh e lyp VV’ja është bërë ky vizatim”.

Advertisement
Advertisement
Advertisement