Policia e Tiranës ka arrestuar këtë të hënë, më 8 shtator, një 62-vjeçar i cili qarkullonte me armë zjarri në automjet.
Sipas uniformave blu, personi me inicialet D.B. kishte për qëllim shitjen dhe u kap në flagrancë, në rrugën “Mine Peza”. Në makinë ndodheshin 1 armë zjarri automatike me municion, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në vijim të hetimeve dhe kontrolleve, me objektiv goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, finalizuan operacionin ‘Blic’, gjatë të cilit vunë në pranga shtetasin R. B., 62 vjeç, banues në Tiranë.
Ai u kap në flagrancë, në rrugën ‘Mine Peza’, duke lëvizur me një automjet tip ‘Benz’, në të cilin mbante dyshohet me qëllim shitjen, 1 armë zjarri automatike me municion.”, tha Policia.
Ndërkohë vijojnë hetimet për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, të gjithë personat e përfshirë në këtë rast.