Qarkullimi i vështirë nga dëbora, ARRSH: Rrugët të kalueshme, drejtuesit e mjeteve të përdorin gomat dimërore - Gazeta Express
string(106) "qarkullimi-i-veshtire-nga-debora-arrsh-rruget-te-kalueshme-drejtuesit-e-mjeteve-te-perdorin-gomat-dimerore"

Qarkullimi i vështirë nga dëbora, ARRSH: Rrugët të kalueshme, drejtuesit e mjeteve të përdorin gomat dimërore

Shqiperi

Gazeta Express

13/01/2025 16:31

Edhe pse reshjet e borës kanë përfshirë vendin në 24 orët e fundit, Autoriteti Rrugor thotë se rrugët nacionale janë të kalueshme, por përdorimi i zinxhirëve është i detyrueshëm.

“Drejtuesit duhet të kenë me vete gomat dimërore si dhe zinxhirët në varësi të rrugës ku qarkullojnë”, tha Ariana Hasani, përgjegjëse për mirëmbajtjen e rrugëve në ARRSH.

Lexo Edhe:

Sipas të dhënave zyrtare vështirësitë në fundjavë  në juglindje të vendit erdhën për shkak të fluksit të lartë të mjeteve që ishin në qarkullim. ARRSH thotë se mjetet kanë qenë pa goma dimërore.

“Rruga Elbasan –Tiranë, konkretisht tuneli pati vështirësi, për shkak të fluksit të madh të mjeteve të fundjavës që vinin drejt Tiranës. Ky fluks i cili qarkullonte më ngadalë për shkak të borës si dhe me goma verore, soli një bllokim të rrugës për borëpastrueset”, tha Hasani.  

Edhe pasditja e kësaj të hëne konsiderohet si gjendje gatishmërie për shkak të kushteve të motit. Pushimi i përkohshëm i reshjeve të borës është shoqëruar me kriposjen e rrugëve, ndërkohë apelohet për përdorimin  e gomave dimërore.

“Sot kompanitë nënkontraktore janë në terren për të zgjeruar rrugët nga bora apo ngricat si dhe me kriposjen e tyre, pasi orët në vijim sipas të dhënave do të ketë sërish reshje bore”, shtoi Hasani.

Sipas të dhënave nga Autoriteti Rrugor në terren janë 130 borëpastruese për të mundësuar zhbllokimin e rrugëve nacionale.