“Qamet, ushqim për buzëqeshjen”, Rama i përgjigjet Bashës për propozimin me 3 pika: I mirëkuptoj, por i ftoj prapë në tryezë - Gazeta Express
string(118) "qamet-ushqim-per-buzeqeshjen-rama-i-pergjigjet-bashes-per-propozimin-me-3-pika-i-mirekuptoj-por-i-ftoj-prape-ne-tryeze"

“Qamet, ushqim për buzëqeshjen”, Rama i përgjigjet Bashës për propozimin me 3 pika: I mirëkuptoj, por i ftoj prapë në tryezë

Gazeta Express

03/12/2019 8:52

Kryeministri Edi Rama nga mbledhja e jashtëzakonshme e qeverisë mëngjesin e sotëm i është përgjigjur propozimit të bërë një ditë më parë nga kryedemokrati Lulzim Basha, lidhur me atë që duhet të bëhet në kushtet e emergjencës për zonat dhe banorët e goditur rëndë nga tërmeti.

Duke ironizuar me planin me tre pika të bërë publik dje nga Basha, Rama ka përsëritur gjithashtu ftesën për të dhe opozitën për të qenë pjesë e tryezës së përbashkët.

Lexo Edhe:

“Për fat të keq opozita që pretendon të qeverisë vendin, jo vetëm nuk ka pranuar ende të ulet në tryezë për të diskutuar gjërat, ne jemi gati, e në rast se idetë e tyre janë më të mira do marrim të tyret se këtu nuk është situatë që të grindemi se kush e ka idenë më të bukur, këtu duhet te bëhet me e mira për njerëzit. Por deri tani jemi njohur me tre pika që do të qenkëshin zgjidhja dhe është një komponent i ekranit të madh të ngjarjes ku fillon dita duke qarë e vazhdon duke qeshur, e kthehet duke u pezmatuar pastaj duke buzëqeshur, gajasur e duke qarë prapë dhe këto tre pika janë absolutisht një ushqim për buzëqeshjen se nuk dua të them gajasjen se nuk dua të ndjehen keq kolegët e opozitës, por të thuash që të mblidhen 500 inxhinierë pika e parë, tani pse jo 600, pse jo 450. Pika e dytë, të bëhet identifikim i dëmeve, por po bëhet, kjo ka qenë gjëja e parë, kemi ngritur në këmbë dynjanë dhe është bërë Durrësi sikur është lagjja para OKB ku sheh të gjitha llojet e racave dhe gjuhëve. Pastaj pika e tretë është qamet, të mos financohen oligarkët, dmth vazhdon loja, dhe 150 mln që do marrin oligarkët ti marrë populli, po ca janë këto para që u dashka ti spostojmë nga këto, dmth të ndalojmë kontrollin shëndetësor bazë falas”- tha Rama.

Në fund, përsëriti ftesën për Bashën dhe opozitën për të qenë pjesë e një tryeze të përbashkët. “Unë i mirëkuptoj, kanë edhe ata probleme nga tërmeti, por i përsëris ftesën për të qenë bashkë në një tryezë”-tha ai.