Qalaj thotë se s'mund të flasë shumë për sulmin në Ibër-Lepenc: S'dua të dëmtojë hetimet me ndonjë deklaratë timen - Gazeta Express
string(111) "qalaj-thote-se-smund-te-flase-shume-per-sulmin-ne-iber-lepenc-sdua-te-demtoje-hetimet-me-ndonje-deklarate-timen"

Lajme

Gazeta Express

24/09/2025 17:43

Qalaj thotë se s’mund të flasë shumë për sulmin në Ibër-Lepenc: S’dua të dëmtojë hetimet me ndonjë deklaratë timen

Lajme

Gazeta Express

24/09/2025 17:43

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Rashit Qalaj, në një intervistë në FRONTAL të T7 është pyetur edhe për sulmin e ndodhur në kanalin e Ibër-Lepencit. Qalaj megjithatë ka thënë se s’dëshiron që të flasë shumë për këtë rast, meqenëse janë duke vazhduar hetimet.

Ai ka thënë se s’dëshrion që me ndonjë deklaratë të tij politike të dëmtojë shtetin, Policinë e Kosovës apo hetimin për këtë rast.

“Këtu nuk do të flisja shumë, sepse është duke u hetuar”, ka thënë ish-drejtori i Policisë.

“Jam shumë I kujdesshëm kur flasim për siguri, cfarëdo që mund të them politikisht, meqë jemi parti të ndryshme politike- ndaj partisë që ka qenë në pushtet, kurrë s’deklaroj dicka që ta dëmtojë vendim tim apo Policinë. Prandaj duhet të jem I kujdesshëm, që me ndonjë fjalë time të mos e dëmtojë hetimin për këtë rast”, ka shtuar Qalaj.